Informata plotësuese

Një fillim i mbarë: pjesët e provimit

Provimi Goethe-Zertifikat A2: Fit in Deutsch përbëhet nga pjesët: leximi, dëgjimi, shkrimi dhe të folurit (provimi me gojë në çift).
Provimi zhvillohet dhe vlerësohet në mënyrë të njësuar në mbarë botën.
 

Leximi

Do të lexosh psh. shënime dhe njoftime të shkurtra, përshkrime personash, letra të thjeshta lexuesish ose artikuj të shkurtër gazetash dhe do të zgjidhësh ushtrimet në lidhje me to.

Kohëzgjatja: 30 minuta

Shkrimi

Do t’i përgjigjesh një e-maili, letre apo njoftimi ose diçkaje të ngjashme.

Kohëzgjatja: 30 minuta

Dëgjimi

Do të dëgjosh biseda të shkurtra nga e përditshmja, mesazhe telefonike private, informacione radiofonike ose të tjera të ngjashme dhe do të zgjidhësh ushtrimet në lidhje me këto.

Kohëzgjatja: rreth 30 minuta

Të folurit

Do të prezantosh veten, do të drejtosh pyetje me temë nga jeta përditshme dhe do t'u përgjigjesh pyetjeve të thjeshta. Përveç kësaj, do të shprehësh kërkesa apo lutje dhe do të reagosh me bashkëbiseduesin në situatat e njohura për ty.

Kohëzgjatja: 15 minuta

Kriteret

Goethe-Zertifikat A2: Fit in Deutsch është provimi i gjuhës gjermane për fëmijë dhe të rinj të moshës 10 deri në 16 vjeç.

Provimet e Institutit Goethe janë në dispozicion të të gjithë personave të interesuar dhe mund të jepen nga të gjithë, pavarësisht arritjes së një moshe minimale dhe pavarësisht zotërimit ose jo të nënshtetësisë gjermane.
  • Për Goethe-Zertifikat A2: Fit in Deutsch rekomandohet mosha nga 10 vjeç e sipër
  • Goethe-Zertifikat A2: Fit in Deutsch kërkon njohuri të nivelit të dytë (A2) të shkallës së kompetencave prej gjashtë nivelesh të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencave për Gjuhët (KPERGj).
  • Për të arritur këtë nivel janë të nevojshme - në varësi të njohurive paraprake dhe kushteve të të mësuarit - 200 deri në 350 ore mësimore prej 45 minutash.