Olimpiada ndërkombtare e gjuhës gjermane (IDO) është gara më e madhe në botë për gjuhë gjermane
Kjo mbahet çdo dy vjet: nxënës nga e gjithë bota garojnë me njohuritë e tyre për gjermanishten / Ata bëjnë një gazetë muri, përgatisin një prezantim të përbashkët ose marrin pjesë në një kuiz të gjuhës gjermane. Mbi të gjitha, ata argëtohen, krijojnë shoqëri të reja dhe ballafaqohen me gjuhën gjermane.
Shoqata e mësuesve gjermanë të Maqedonisë në bashkëpunim me Goethe-Institutin Shkup edhe këtë vit organizon Olimpiadën Kombëtare Gjermane për nxënësit që mësojnë gjuhën gjermane në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni.