Këta janë fituesit e konkursit:
Ivo Tojtov dhë Nikolaj Georgiev
Urime!
---
Mëson gjermanisht në shkollë dhe ke arritur tashmë nivelin B1? Je i interesuar për shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM)? Dëshiron të punosh në fushën e STEM më vonë?
Atëherë apliko deri më 31.03.2024 për kursin për të rinjtë “Gjuha gjermane dhe profesioni”! Të pret një kurs dyjavor i gjuhës në Goethe-Institut Schwebisch-Hall, dhe gjihashtu një profesion në disa kompani në rajonin Heilbronn-Frankoni.
Goethe-Instituti është një institucion kulturor i Republikës Federale të Gjermanisë. Ne afirmojmë mësimin e gjuhës gjermane jashtë vendit dhe nxitim bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar. Fondacioni Dieter Schwarz Stiftung GmbH u themelua në vitin 1999 dhe promovon të mësuarit gjatë gjithë jetës në sferën e arsimit dhe shkencës.
Goethe-Institut së bashku me Dieter Schwarz Stiftung GmbH jep një bursë për një kurs gjuhësor dy-javor pranë Goethe-Institut Schwebisch-Hall (12.-23.08.2024) dhe gjihashtu një profesion në disa kompani në rajonin Heilbronn-Frankoni (26.-30.08.2024).
Çfarë përfshin bursa?
Bëhet fjalë për bursë të plotë nga Dieter Schwarz Stiftung, e cila mbulon koston e kurseve të gjuhës, akomodimit, ushqimin, shpenzime të udhëtimit, duke përfshirë transportin publik lokal dhe para xhept.
Kush mund të aplikojë?