Konkurs për nxënësit nga mosha 9–13 vjeç
Fjala ime e parë në gjermanisht
Detyra:
Nxënësit duhet të bëjnë një vizatim që e përfaqëson vizualisht fjalën e tyre të parë në gjermanisht. Në vizatim duhet të shtojnë fjalën gjermane. Vizatimin duhet ta postojnë në rrjetet sociale (Instagram, Facebook) dhe të etiketojnë Goethe-Institut Skopje në postimin e tyre.
* Prindërit mund të postojnë për nxënësit që nuk kanë qasje në rrjetet sociale.
Kriteret:
Krijimtaria e vizatimit dhe qartësia e fjalës gjermane në figurë.
Çmimet:
8 bursa të pjesshme (75%) për një
kurs online për fëmijë në nivelin A1.1 ose A2.1 të Goethe-Institutit Shkup.
Kurset fillojnë më 5 nëntor dhe vazhdojnë deri më 26 dhjetor 2024. Mësimet zhvillohen të martën, të enjten dhe të premten pasdite.
Afati i konkursit:
Konkursi përfundon më 29.10.2024.
Juria:
Një juri prej tre anëtarësh do të zgjedhë veprat më të mira. Juria do të vlerësojë krijimtarinë e vizatimit dhe qartësinë e fjalës gjermane të paraqitur.
Shpallja e fituesve:
Fituesit do të kontaktohen përmes mesazhit direkt (DM) në platformat e rrjeteve sociale dhe emrat e fituesve do të shpallen në shkollat e tyre përkatëse më së voni deri më 01.11.2024.